Shëngjini vijon ende të ketë vatra aktive zjarri teksa forcat e zjarrfikëses janë në terren po mundohen të vënë zjarrin nën kontroll.

Sipas informacioneve zjarri është përhapur edhe për shkak të erës, teksa ka vënë në rrezik edhe disa banesa.

Banorët janë evakuuar gjithashtu edhe disa pushues për shkak se flakët janë përhapur me shpejtësi, kryesisht në zonën ‘’Rana e Vogël’’.

Si pasojë e kaosit të krijuar, është bllokuar edhe rruga e ‘’Ranës së Hedhun’’.

Ndërkohë që për shuarjen e flakëve, i angazhuar një helikopter i ushtrisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: