Një vatër zjarri e rënë pranë fshatit Hambar në njësinë administrative Cakran, mbrëmjen e sotme, ka rrezikuar disa banesa.

Sipas banorëve fillimisht zjarri është shfaqur në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë në afërsi te lumit Vjosa, ndërkohë që është përhapur me shpejtësi i favorizuar nga era e fortë.

Banorët tregojnë se një zjarr i tillë nuk është hasur më parë në zonë teksa ka theksuar se janë frikësuar se tepërmi pasi flakët u afruan shumë pranë banesave. Po sipas tyre ka qenë ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës, që ka bërë të mundur shmangien e rrezikut.

Ndërkohe sipas shefit të shërbimit zjarrfikës pranë bashkisë, Fier, Zija Hyka, tre mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërkohë që ka theksuar se banesat pranë vatrës së zjarrit janë jashtë rrezikut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb