PUKE

News24 rikthehet sërish në fshatin Breg të Pukës pranë familjes Ndoj, banesa e së cilës u dogj 3 dite me pare e per pasoje humben jeten bashkeshortet, Petrit dhe Dava Ndoj. Katër fëmijët e mbetur jetim tregojnë momentet e frikshme që përjetuan natën kur shtëpia e tyre u përfshi nga flakët.

Fëmijet të traumatizuar e konsiderojnë mjaft të veshtirë jetën tani pa prindërit e tyre. I sëmurë gjyshi 84-vjecar Pal Ndoj, mban shpresën te Zoti për të ardhmen e nipërve e mbesave të tij.

Vëllai i Petrit Ndojit thotë për News24 se Bashkia e Pukës së bashku me një biznesmen do ta ndihmojnë familjen duke iu ndërtuar shtëpinë. Një fakt të  tillë e pohon  edhe vetë kreu i Bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj.

Po ashtu  bashkia e Pukës i komunikoi këtë të mërkurë familjes Ndoji lidhjen e  një pensioni në vlerën e 9000 lekëve  për cdo njërin prej fëmijëve dhe pagesë të rregullt për një përson që do të kujdeset për dy të moshuarit e sëmurë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb