Zjarri i Shenjtë zbriti në Kishën e Varrit të Shenjtë (Kisha e Ngjalljes së Krishtit) në Jeruzalem të Shtunën e Madhe, në prag të Pashkëve, vuri në dukje televizioni rus.
Zbritja e Zjarrit të Shenjtë bëhet në Kuvuklia, një kishëz në qendër të Kishës së Ngjalljes së Krishtit, e cila fsheh varrin e Jezu Krishtit.
Pavarësisht përpjekjeve të shumta, askush nuk ka mundur të zbulojë misterin e zbritjes së Zjarrit të Shenjtë gjatë historisë.
Zjarri i Shenjtë simbolizon dritën e ringjalljes së Krishtit.
(A.A/BalkanWeb)