Në fshatin Barbullush, në bashkinë e Vaut të Dejës, në Shkodrës, një grua e quajtur Lindita Ndoja me katër fëmijë është në mes të katër rrugëve.

Shtëpia e saj është shkrumbuar nga flakët e zjarrit pak ditë më parë. Fatmirësisht familja ka shpëtuar nga flakët, por gjithçka kishin është bërë hi.

Banesa e familjes Ndoja ishte ndërtuar me shumë sakrifica nga Kisha dhe murgeshat, pasi zonja Lindita është besimtare. Kishin vetëm 8 muaj që ishin futur në shtëpinë e re. Lindita i është drejtuar Elvis Naçit me një thirrje për ndihmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb