Disa qarqe të vendit janë të rrezikuara nga zjarret, për shkak të temperaturave të larta të këtyre ditëve. IGJEUM raporton se rrezik të lartë pritet të ketë në qarqet e Elbasanit, Fierit dhe Beratit.

Rreziku do të vijë duke u rritur gjatë orëve në vijim dhe ditën e nesërme, pasi termometri pritet të shënojë 38 gradë celsius.

Gjatë ditës së nesërme, priten edhe reshje të dobëta shiu, që në zona shumë të kufizuara mund të shoqërohen me shtrëngata dhe breshër.

ZJARRET NË PYJE
———————-
Sot pasdite (e martë dt.25) dhe nesër (e mërkurë dt.26) pritet rrezik “I MODERUAR” në shumicën e qarqeve (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nё qarqet Elbasan, Fier dhe Berat pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: Elbasan (Jugperëndim), Fier (Verilindje-Jugperëndim) dhe Berat (Veriperëndim).
Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: