Dy apartamente janë shkrumbuar nga zjarri në shëtitoren “Taulantia” në Durrës. Pas mesnatës së kaluar banorët e pallatit u zgjuan të tmerruar nga flakët gjigande të kishin pushtuar apartamentin në katin e shtatë dhe tjetrin në katin e tetë.

Nga pamjet e siguruara nga gazetarja Klodjana Haxhiaj për “BalkanWeb” dukej qartë se sa masiv ishte zjarri që kishte dalë edhe në ballkon, çka detyroi zjarrfikësit të evakuonin të gjithë banorët.

Por aq dramatike janë edhe pamjet pas zjarrit në dy apartamentet luksoze. Gjithçka e shkrumbuar, që nga dhomat e gjumit deri në kuzhinë e deri tek muret që janë zhveshur plotësisht.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb