Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar lidhur me zjarrin i cili ka përfshirë një zonë në Dropull.

Sipas edhe reagimit, Balla thotë se zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe, teksa shërbimi zjarrfikës vijon punën për ta vënë nën kontroll.

Për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit, kanë ardhur në ndihmë edhe forcat zjarrfikëse dhe po punohet nga toka dhe ajri për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Reagimi i Ballës:

”ZJARRI NË DROPULL/Shërbimet zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura po vijojnë përpjekjet nga toka dhe ajri për vendosjen nën kontroll të zjarrit i cili shtrihet në një sipërfaqe të madhe”, shprehet Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: