SARANDE -Rreth 300 familje në Finiq në jug të vendit, u rrezikuan nga flakët si pasojë e zjarrit që përfshiu një zonë të pyllëzuar, shumë pranë banesave.
Forcat zjarrfikëse, një helikopter privat dhe një helikopteri i Ministrisë së Mbrojtjes arritën të lokalizonin flakët, duke mos lejuar që ato të përparonin në drejtim të banesave.

Në një komunikim telefonik në “News24”, kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi bëri të ditur se deri tani ndërhyrja ka qenë e efektshme, dhe tashmë situata është nën kontroll.

“Zjarri është favorizuar nga era e fortë. Forcat zjarrfikëse janë duke punuar për të shuar zjarrin. Kemi kërkuar ndihmë edhe nga vendet fqinje. Na ka ndihmuar helikopteri i ministrisë së mbrojtjes, kemi angazhuar edhe helikopter privat.”- deklaroi Prençi.
Ai tha se pas këtij zjarri qëndron dora e njeriut dhe i bëri apel prokurorisë dhe policisë të nisin hetimet.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: