Rreth 12 hektar ullinj dhe pemë të tjera frutore janë shkrumbuar nga zjarri që përfshiu fshatin Mesopotam në Finiq. Mësohet se zjarri ra mbrëmë gjatë natës, ndërsa ai shkrumboi një sipërfaqe të madhe toke.

Konkretisht nga zjarri përllogariten dëme të mëdha, nga këto afërsisht 3 dynim me ullinj të rinj, 2 ha me shegë, rreth 10 ha tokë pyll (shkurre të uleta) si dhe një shtëpi e vjetër e pabanuar.

Gazetarja Shpresa Dine tha për BalkanWeb se për shkak të përmasave të mëdha që mori zjarri në
vendngjarje shkuan zjarrfikëset e Finiqit, Sarandës dhe Delvinës, ndërsa për shuarjen e flakëve erdhën në ndihmë edhe banorët e zonës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: