Rëndohet bilanci i viktimave nga zjarri masiv që shpërtheu në veri të Los Anxhelosit, i cili po avancon edhe më tepër për shkak të erërave të forta. Deri më tani raportohet për 9 të vdekur.

Mësohet se zjarri, ku vatra e parë nisi në Thousand Oaks, ndërsa detyroi autoritetet të urdhëronin evakuimin e 75,000 shtëpive. Gjithashtu u bë e mundur evakuimi i zonës së Malibusë, atraksioni i njohur turistik, shumë i dashur edhe për VIP-at.

Pas kësaj vatre, një tjetër u lokalizua në Kaliforninë veriore, duke vënë nën pushtetin e zjarrit hektarë tokë. Më shumë se 157 mijë njerëz të detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: