Presidenti Macron ka shpallur emergjencën kombëtare pas zjarrit shkatërrues që ka rënë në Katedralen e Notre-Dame.

Pamjet tregojnë tymin e bardhë dhe flakët që vazhdojnë ende në strukturë. ‘Po digjet gjithçka dhe nuk do mbetet asgjë në strukturën prej druri’, ka thënë zëdhënësi i katedrales Andre Finot.

Zjarri, që ka shkaktuar shembjen e çatisë dhe të majës simbol të qytetit, besohet se ka rënë në zonën e cila po restaurohet. Flakët kanë përfshirë pothuajse të gjithë strukturën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Tani rrezikojnë të digjen edhe dy kullat ikonike të katedrales. ’Nuk jemi të sigurt që mund ta shpëtojmë’, ka thënë nënsekretari i brendshëm francez, Laurent Nunez.

Gjashtëmbjedhjetë statuja dhe thesari janë shpëtuar

Gjashtëmbëdhjetë statujat  në çatinë e Notre-Dame kanë shpëtuar nga zjarri që po shkatërron katedralen e Parisit.
Ato ishin lëvizur për tu restauruar vetëm katër ditë më parë, në 11 prill. Lajmin e bëjnë të ditur mediat franceze, të cilat shpjegojnë që ndër të tjera ‘thesari’ i objekteve të shenjta në strukturë ka mbetur i paprekur.
Monumentet, e larta 3 metra dhe me një peshë 250 kg, do të ktheheshin në vendin e tyre në 2022.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb