KORÇA

Korça ka shënuar gjithashtu disa zjarre në sipërfaqet pyjore. Policia bën me dije se mes fshatrave Vithkuq e Biranj ka patur zjarre që dyshohet se ishin aksidentale nga një shkëndijë elektrike që kalon mbi këto kullota.

Po ashtu në Devoll është arrestuar një 61-vjeçar i cili drejtonte një traktor pa targa dhe pa leje drejtimi, si dhe një 33-vjecar në rrugën Korçë-Ersekë pasi i jepte mjetit në gjendje të dehur.

Kurse një 30-vjeçar u procedua penalisht në Pogradec pasi dyshohe se përdorte celularin për vendosjen e lotarive të palejuara.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Specialistët e Sektorit për Policinë Rrugore në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

L.B., 61 vjeç, banues në Bilisht, pasi pranë fshatit Bitinckë, ky shtetas u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin traktor tip “Ford”, pa targa.

K.P., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Drenovës” në rrugën Korçë-Ersekë, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip ATP “Benz”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në Pogradec,  pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular, të cilin dyshohet se e përdorte për vendosjen e lotarive të palejuara.

Ditën e djeshme, në afërsi të fshatrave Vithkuq dhe Biranj, Korçë, ka rënë zjarr në disa sipërfaqe pyjore. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se zjarri mund të ketë rënë aksidentalisht nga një shkëndijë elektrike në rrjetin e tensionit që kalon mbi këto sipërfaqe kullote.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb