ELBASAN

Kryebashkiaku i Elbasanit si edhe përfaqësues të opozitës në këtë bashki kanë shkuar gjatë paradites në afërsi të Landfillit për të “monitoruar” situatën e krijuar nga zjarri dhe pasojat e tij në mjedis.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipe të shumta zjarrfikësish u mobilizuan dhe mbërritën aty 6 automjete dhe 20 zjarrfikës të cilët po punojnë intensivisht për të izoluar dhe shuar plotësisht flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit si edhe për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e komunitetit.

Por i çuditshëm mbetet fakti që automjetet e shërbimit zjarrfikës nuk mundën të furnizohen të gjitha me ujë në hidrantin e Landfillit, por u detyruan të mbushen me ujë në rrjedhën e Shkumbinit.

Nga ana tjetër zyrtarisht ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e mundshme të shpërthimit të zjarrit. Gjithsesi autoritetet pretendojnë se janë në gatishmëri maksimale për të monitoruar situatën dhe për të parandaluar çdo zhvillim të mëtejshëm që mund të rrezikojë zonën e me dhjetëra mijë banorë.

Opozita nga ana saj e cilëson skandaloze situatën që mbizotëron në fushën e grumbullimit të mbetjeve dhe incineratorin e Elbasanit i cili edhe pse është jashtë funksioni i përlan miliona euro qytetarëve ka krijuar një katastrofë mjedisore për të cilën duhet të japin llogari qeveritarët aktualë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: