Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses në Vlorë, Arben Cara u shpreh se flakët në Parkun Kombëtar të Llogarasë janë vënë nën kontroll. Në një prononcim për mediat u shpreh: “Kemi patur dy vatra zjarri paralele një në Dhërmi dhe një në Llogara.

Fatmirësisht vatrat e zjarrit në Llogara i kemi mbyllur në një kohë shumë të shpejtë pasi vendosem ne lëvizje të gjitha strukturat, ndërhymë nga ajëri me helikopterë dhe rreth 40 forca zjarrfikëse jemi vendosur në qafën e Llogorasë, pasi era po favorizon vatrat e zjarrit. Situata është në kontroll dhe nuk rrezikohet Parku Kombëtar i Llogarasë”, tha ai.

Ceka gjithashtu u shpreh se është një zjarrevënie e qëllimshme dhe se do vendosen para ligjit autorët që shkaktuan vatrën e zjarrit në Llogara.

Më herët, një zjarr përfshiu edhe lagjen Gjilekë të Dhërmiut ku për neutralizimin e flakëve u desh ndërhyrja nga ajri me helikopterin Cougar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: