Zjarri në Lufaj të Mirditës vijon të jetë aktiv dhe, për shkak të temperaturave të larta dhe erës së fortë, flakët po përhapen me shpejtësi.

Në terren janë angazhuar punonjës të Bashkisë Mirditë, strukturat e Emergjencave Civile dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Terreni i vështirë malor e bën të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në disa zona, duke vështirësuar ndjeshëm operacionin.

Në ndihmë të forcave në terren kanë dalë edhe banorë të zonës, të cilët po kontribuojnë në përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve.

Sipas të dhënave të raportuara sot, vatra në Lufaj mbetet aktive dhe ekipet vijojnë punën në terren.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb