Vazhdon zjarri në Malin e Thatë në Pustec. Punonjësit kanë bërë të pamundurën për të ngushtuar perimetrin duke luftuar me flakët edhe gjatë mbrëmjes së kaluar.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se mëngjesin e sotëm, favorizuar edhe nga era, flakët kanë zbritur më poshtë nga kahu në drejtim të Goricës dhe sipas informacioneve kanë depërtuar më thellë në pyll.

Sot në terren kanë zbritur rreth 100 forca, ndërkohë që është bërë kërkesa në AKMC nga Prefektura dhe në varësi të mundësisë më të parë, pritet të këtë ndërhyrje edhe nga ajri.

Zjarri aktualisht është në territorin e Pustecit në Mal të Thatë. Po bëhet e pamundura që të mos preket Parku Kombëtar i Prespës, por flakët kanë përshkuar një pjesë të vogël të kurorës së gjelbër.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: