PARIS

“Le Bras Freres”, kompania e ndërtimit, e cila po merrej me montimin e skelave rreth katedrales së Notre Dame në Paris, ka pranuar në gjykatë se disa nga punëtorët pinin cigare në vendin ku po punohej, por ka mohuar që të ketë ndonjë lidhje mes cigareve dhe djegies së Katedrales.


“Në të vërtetë ka punëtorë që herë pas here shkelnin rregullat dhe ndiznin ndonjë cigare, por në asnjë mënyrë zjarri nuk mund të jetë shkaktuar nga kjo”, tha Marc Eskenazi, zëdhënësi i kompanisë shkruan tg.Com24.


Ndërsa sa i përket pistës se zjarri mund të jetë shkaktuar nga motorët elektrikë të ashensorëve të skelave, zëdhënësi i kompanisë siguroi gjithashtu se ato nuk kishin asnjë problem. Për momentin nuk dihen edne shkaqet e zjarrit të rënë më 15 prill në katedralen e famshme Notre Dame në Paris. Ndërsa dyshimi është se ai u ndez aksidentalisht nga ndonjë qark i shkurtër.
(BalkanWeb)