GRAMSH- Policia e Gramshit ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin e rënë dje në një pallat në këtë qytet.

Ngjarja në fjalë ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “18 Gushti”. Pasi u njoftuan për zjarrin, forca të shumta policore dhe zjarrfikësja mbërritën në pallat dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Burime zyrtare pohuan se u arrit të shpëtohej një 75-vjeçare, ndërsa nga zjarri u dogjën 6 banesa. Të njëjtat burime theksuan se shkak i zjarrit është bërë një sobë druri.

NJOFTIMI I POLICISË
Pas njoftimit të marrë se në Lagjen “18 Gushti” në një pallat në Gramsh kishte rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë që bënë evakuimin e banorëve dhe shërbimet e zjarrfikëses që punuan për shuarjen e zjarrit. Shërbimet e policisë në kohë reale kanë bërë evakuimin e të moshuarës shtetases R.D, 75 vjeçe

Si rezultat ka patur vetëm dëme materiale ku janë djegur 6 banesa. Shkak i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qenë soba me dru e një banese. Grupi hetimor vijon punën për kryerjen e veprimeve hetimore dhe proceduriale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: