TIRANE – Shoqëria ARMO sqaron shkaqet e zjarrit që përfshiu pasditen e djeshme ambientet e Rafinerisë së Ballshit. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, ARMO bën të ditur se zjarri është shkaktuar si pasojë e një avarie në një pompë në impiantin e koksit.

“Ndërhyrja e repartit zjarrfikës për shuarjen e zjarrit ka qenë e menjëhershme, duke siguruar mbrojtjen e jetëve të punonjësve, të komunitetit përreth si dhe të objekteve të rafinerisë. Situata u vu në kontroll brenda pak minutash pa shkaktuar dëme dhe pa lëndime tek punëtorët apo zjarrfikësit. ARMO i kushton një rëndësi të veçantë sigurisë në punë dhe ka implementuar protokollet përkatëse operacionale të tilla që krijojnë kushte të sigurta pune për punonjësit e rafinerisë. Situata është tërësisht nën kontroll dhe i gjithë grupi administrative, teknik dhe operacional i Shoqërisë ARMO po punon për vazhdimësinë e punës normale në këtë rafineri.”- thekson ARMO.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: