LEZHE– Një vatër zjarri është raportuar në zonën e bregdetit të Shëngjinit. Nga të dhënat paraprake, mësohet se zjarri ka përfshirë disa hektarë me shkurre.

Ndërkohë, zjarrfikëset ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërsa po punojnë për shuarjen e tij.

Burime për “BalkanWeb” raportojnë se ka dyshime që zjarri të ketë qenë i qëllimshëm.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është regjistruar në Pukë, ku flakë ka marrë një sipërfaqe pyjore. Mësohet se zjarri ka rënë pranë staneve të Qelzës të cilët rrezikohen të digjen nga flakët e mëdha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb