Për shkak të zjarrit që ra në transformatorin e Nënstacionit Shkodra 2, OSSH Shkodër ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike në disa nënstacione për arsye sigurie, sot në orën 11:30. Si pasojë e kësaj avarie, disa lagje të qytetit Shkodër, zona e Velipojës dhe disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

OSHEE ka deklaruar se po merr të gjitha masat për furnizimin e zonave të prekura me energji elektrike përmes një skeme alternative, duke përdorur linja të tjera unazore.

Në terren, grupet e avarisë janë angazhuar dhe po punojnë intensivisht për eliminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike në të gjitha zonat e prekura.

Në njoftimi ne saj, OSHEE shprehet se do të bëjë gjithçka të mundur për të rikthyer furnizimin sa më shpejt dhe për të minimizuar ndikimin te konsumatorët.

Njoftimi i plotë:

Për shkak të një defekti në transformatorin e NST Shkodra 2 sot në ora 11:30, OSSH #Shkodër për arsye sigurie ka stakuar energjinë në disa nënstacione.
Pa energji elektrike kanë mbetur disa lagje të qytetit Shkodër, zona e Velipojës dhe disa fshatra. Nga ana e OSHEE po merren të gjitha masat për furnizim me energji elektrike të zonave të prekura nga avaria, përmes skemës alternative, me linja të tjera unazore. Në terren, vijon puna e grupeve të avarisë për eleminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike sa më shpejt në të gjitha zonat e prekura nga defekti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb