FIER-Flakët e zjarrit kanë përfshirë sërish kodrat me ullishta të Vajkanit në Fier, këtë të shtune. Zjarri është pikasur nga banorët që kanë lajmëruar zjarrfikëset.

Në vendngjarje kanë shkuar dy mjete zjarrfikëse dhe mbi 30 forca. Sipas informacioneve nga Shtabi i Emergjencës, është shuar një vatër që rrezikonte një lokali që ndodhej në kodër, por më pas flakët kanë shkuar në drejtim të perëndimit.

Ende nuk janë shuar flakët, ndërsa deri tani llogariten se zjarret kanë djegur mbi 100 ullinj. Rreth dy javë më parë zjarri ka rënë në të njëjtin vend. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së këtij zjarri por mendohet për shkak të ndonjë cigare apo pakujdesi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb