Gjatë fundjavës që lamë pas, nga një vatër e fuqishme zjarri që u shfaq në një fshat të Bashkisë së Librazhdit u shkaktuan dëme të konsiderueshme.

Zjarri në një kohë të shkurtër shkrumboi disa hektarë me shkurre, pemëtore dhe barishte. Si pasojë e përmasave të mëdha të flakëve që u përhapën në të gjitha drejtimet për shkak të erës së fortë u rrezikuan edhe disa banesa në lagjen “Gorrea” në fshatin Librazhd Katund në Njësinë Administrative Dorëz të Bashkisë së Librazhdit.

Ndërhyrja në kohë mjaft të shpejtë me mjete dhe puna e punonjësve të shërbimit zjarrfikës bënë të mundur izolimin e flakëve dhe shuarjen e plotë të zjarrit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: