SHBA

Zjarri është treguar i pamëshirshëm me katedralen e famshme  ‘Notre-Dame’  në Paris. Kanë mjaftuar disa minuta, që flakët të hedhin në tokë majën e kishës më të vizituar në kontinentin e Europës.

Pjesa më e madhe e mediave botërore ka ndërprerë rrjedhën normale të programacionit, ndërsa kanë transmetuar drejtpërdrejtë zjarrin që përfshiu një objekt kulti kaq të rëndësishëm për trashëgiminë e Francës dhe mbarë botës.

Për këtë ka reaguar edhe Shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump,  i cili thekson se pamje të tilla janë të dhimbshme.  Presidenti i SHBA-së,  gjithashtu  bën apel që të ndërhyhet sa më shpejt.

Trump
Trump

“E tmerrshme të shikosh zjarrin masiv në katedralen ‘Notre Dame’ në Paris. Ndoshta hedhja e ujit nga sipër mund të përdoret mbi të. Duhet vepruar shpejt”  shkruan Trump.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: