BELGJIKË

Dy shqiptarë kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Bruksel. Një zjarr i fuqishëm përfshiu banesën e tyre dhe për pasojë dy të rinjtë, Pelivan Hysaj, 24 vjeç nga Berati dhe Venedik Pirushi, 23 vjeç nga qyteti i Durrësit ndërruan jetë.

Mediat belge raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur të premten dhe shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk janë konfirmuar në rrugë zyrtare.

Zjarri
Zjarri

Lajmi i trishtë fillimisht u konfirmua nga zëdhënësi i zjarrfikëseve, Alain Habils i cili deklaroi se mjetet e ndihmës së shpejtë shkuan menjëherë në vendngjarje, por flakët e fuqishme e bën të pamundur shpëtimin e të rinjve që ndodheshin brenda katit të dytë në banesë.

Ndarja nga jeta në formë tragjike e dy të rinjve në Bruksel ka shkaktuar traumë të madhe tek familjarët. Motra e njërit prej tyre ka shkruar në rrjetin social teksa nënvizon se largimi i të vëllait i krijoi asaj një gropë të thellë, e cila nuk do t’i mbyllet asnjëherë.

Motra
Motra

“Jeta ime zemra e motres me vrave ne shpirt me hape nje plage qe Kurr sdo te mbyllet i vogli im me ike si engjell te deshi zoti per vete . Ah mor vlla kujt ne I therrit vlla un tani ti me le vetem po un jo sjam vetem te kam ty te mori si engjell OJ shpirti Im u prefsh ne paqe I vogli Im ?????????? “, shruan Motra  e Pelivan Hysajt

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(N.M/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb