Të tjera detaje janë mësuar nga zjarri që ka rënë te Lobby Home në Lundër.
Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se pas rënies së zjarrit, u evakuuan njerëzit që ishin brenda ambienteve të biznesit. Zjarri ka rënë tek sistemet e kondicionimit, ndërsa është shuar pas pak minutash. Edhe policia, me një deklaratë zyrtare, ka sqaruar ngjarjen.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 11.09.2024, në afërsi të qendrës tregtare TEG, në tarracën e një biznesi (në sistemet e kondicionimit) ka rënë zjarr.
Zjarri është fikur dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
(Balkanweb)