TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka falënderuar personalisht zjarrfikësit e Bashkisë për punën që bënë për shpëtimin e Bibliotekës Kombëtare që u përfshi dje nga flakët.


Veliaj ka zgjedhur foton e një zjarrfikësi, i cili pas ‘luftës’ me flakët është ulur i rraskapitur dhe shihet i mbuluar nga hiri i zjarrit.


“Faleminderit nga zemra Lorenc Hatia dhe kolegët heronj të Zjarrfikëseve të Bashkia Tiranë, shpëtuan pasuri kombëtare dje tek Biblioteka!”, shkruan Veliaj duke publikuar edhe foton e zjarrfikësit të ulur në tokë.


Biblioteka Kombëtare në Tirane, ku ndodhet fondi më i madh i librave në vend, u përfshi dje nga flakët por fatmirësht dëmet ishin minimale në krahasim me përmasat e zjarrit.

Nga zjarri u dëmtuan libra të pas viteve ’90, ndërkohe që vatra e zjarrit nuk preku mjedisin ku ruhen vlerat e rralla dhe arkivi shqip i BKSH-së dhe as Baza Elektronike e të Dhënave Kombëtare të BKSH-së.

(m.k/BalkanWeb)