DRENAS

Elvis Naçi u rikthye në fshatin Kumaran të Drenasit në Kosovë, këtë radhë bashkë me Sidrit Bejlerin dhe producentin ekzekutiv të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” Ilir Hoxhollin. Investimi i një jetë të terë në banesën e Kujtim Bashutës u bë hi brenda 10 minutave, kur një shkëndijë elektrike i shkrumboi banesën.

https://www.youtube.com/watch?v=5XQxtjD7au8

Në një kohë rekord, për vetëm një muaj e gjysmë, shqiptarët bujarë i rindërtuan shtëpinë e shkrumbuar nga zjarri Kujtimit dhe gruas së tij. Rindërtimi nga themelet e banesës ishte një sfidë më vete për ndërtuesit duke pasur parasysh edhe motin e ftohtë kur u kryen punimet.

https://youtu.be/xlUZBhvaXtA

Elvisi: është modeli që kemi thëne, shqiptari ti shtrije dorën shqiptarit, vlera e vërtete njerëzore është kur njerëzit ndodhen në vështirësi.

Elvisi së bashku me stafin e takon Kujtimin brenda banesës së rindërtuar në fshatin  Kumaran. Shtëpia është rindërtuar me merak dhe është bërë më e bukur se sa ishte më parë.

Elvisi: herën e fundit që erdha, ishte shumë ftohtë.  Ta gëzoni dhe ta shijoni, ne tu bëme krahë . Ju tani keni një shtëpi kaq të bukur, kaq të mirë. Të falënderojmë Kujtim, pasi ti vetë ke punuar gjatë gjithë kohës dhe ke ndihmuar shumë për ta ringritur këtë banesë. Ne duam që edhe njerëzit e familjeve të behën krahë dhe të jenë aktivë.  Ke derdhur djersë, tani ta gëzosh.

Bedriu: i falenderoj shumë gjithë shqiptarët, shtëpia ka dalë shumë më e bukur sesa ishte

Elvisi: shpresojmë që kjo shtëpi të mbushet me beba që ta trashëgojnë ketë shtëpi.

Kujtimi: ëndrra e parë mu realizua, dua të më realizohet edhe ëndrra tjetër të behëm me fëmijë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: