ELBASAN– Reshjet e dendura të dëborës nuk e kanë shmangur djegien e dy banesave në fshatin Qerret të Elbasanit. 10 anëtarë të dy familjeve Çekoja nga i njëjti fis, kanë mbetur në qiell të hapur, në një kohë kur dëbora në njësinë administrative Labinot Mal, arrin deri në 70 cm.
elbasan digjen shtepite 1
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka patur të lënduar, pasi të dhjetë anëtarët e dy familjeve kanë dalë jashtë banesave sapo kanë pikasur përfshirjen e tyre nga zjarri.

Ata janë strehuar përkohësisht tek të afërmit e tyre, ndërsa apelojnë për ndihmën, pasi jetojnë në varfëri ekstreme dhe nuk kanë asnjë mundësi financiare të riparojnë banesat e djegura tërësisht.
Nuk dihen ende shkaqet që shkaktuan këtë zjarr.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb