Ministria e Jashtme e Rusisë tha sot se Ukraina po përdor raketa të ofruara nga Shtetet e Bashkuara për të sulmuar objektivat civilë në rajonin e Belgorodit, duke fajësuar Uashingtonin për vdekjen e grave dhe fëmijëve. Zëdhënësja Maria Zakharova tha se vdekjet në Belgorod ndodhën javën e kaluar pasi SHBA ranë dakord të lejojnë Ukrainën të përdorë armët amerikane kundër objektivave në tokën ruse për të mbrojtur provincën Kharkiv nën sulmin e forcave ruse.

Sipas Zakharova, njoftimet e Uashingtonit se dha dritën jeshile për sulme të tilla janë ekuivalente me “një rrëfim për vdekjen e fëmijëve dhe grave në rajonin e Belgorodit”. “Fragmentet HIMARS (raketë) do të jenë provë e drejtpërdrejtë” e këtyre pretendimeve, shtoi zëdhënësja e ministrisë ruse gjatë një konference për shtyp në margjinat e një forumi ekonomik në Shën Petersburg.

Reuters nuk ishte në gjendje të konfirmonte këto pretendime, ndërsa Ukraina dhe SHBA nuk kanë komentuar ende. Zakharova nuk tregoi foto të fragmenteve të raketave dhe nuk specifikoi se sa njerëz dyshohet se u vranë në incident.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb