Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet e ndërmarra nga Policia e Shtetit për arrestimin e disa personave për zjarr vënie.

Në një postim në rrjetet sociale, Balla u shpreh se janë çuar para drejtësisë tre autorë për këtë vepër penale, ndërsa shtoi se po bëhet çdo përpjekje për identifikimin e autorëve të të gjitha rasteve të vënies së zjarrit në vend.

Ai ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për të kontribuar në eliminimin e rrezikut që në fazat e para.

Postimi i plotë:
Zjarrvënia apo çdo vepër tjetër penale në dëm të mjedisit do të marrë ndëshkimin sipas ligjit. Përgëzime Policisë së Shtetit, në Vlorë, Delvinë dhe Cërrik, për reagimet në kohë, duke çuar para drejtësisë tre autorët e dyshuar që shkaktuan zjarre me pasoja në pronën e qytetarëve dhe ndotje të mjedisit. Policia e Shtetit po bën çdo përpjekje për identifikimin e autorëve të të gjitha rasteve të vënies së zjarrit në vend. Një lutje për qytetarët që të japin kontributin e tyre, duke ndihmuar në eliminimin e rrezikut që në fazat e para.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: