SHBA

Tri testamente të shkruara me dorë janë gjetur në shtëpinë e Aretha Franklinit në periferi të Detroitit, disa muaj pas vdekjes së Mbretëreshës së muzikes e Soul.

Pas vdekjes së saj në 16 gusht të vitit të kaluar pas një tumori në pankreas, familjarët e 76-vjeçares kishin thënë se ajo nuk kishte lënë asnjë testament.

Por ditët e fundit kanë dalë të dritë tre testamente, që janë gjetur në shtëpinë e saj në Detroit dy datojnë në vitin 2010 dhe një në vitin 2014. Dy më të hershmit u gjendën në një dollap të mbyllur të cilët u zbuluan pas gjetjes së çelësit.

Ndërsa ai i viti 2014 ishe i fshehur nëpër jastëkët e divanëve të sallonit ka thënë David Bennett një prej avokatëve të Arehtas. Testamenti, i cili është i shkruar me dorë tregon se trashëgimtarë të saj janë familjarët. Shumë nga shkrimi i testamentit është ende i padeshifruar pasi është i vështirë për t’u kuptuar.

Bennett, i cili ka qenë avokati i këngëtares për më shumë se 40 vjet ka thënë se nuk dihet ende nëse testamentet janë të vlefshme sipas ligjit të shtetit të Michiganit ndërsa seanca është caktuar për në 12 qershor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb