Krahas punës për dyfishimin e kapacitetit të filtrimit të ujit në Bovillë dhe shtrimit të linjës së dedikuar për Astirin dhe zonën gjithë zonën e Unazës së Re, Bashkia e Tiranës po vijon punën për përmirësimin e rrjetit të furnizimit me ujë edhe në lagjet e ndryshme të Tiranës. UKT po përfundon një tjetër investim të rëndësishëm, kësaj here në Lagjen nr 13 në zonën e Selitës.

Kështu falë këtij investimi po bëhet vendosja e një linje krejtësisht të re me materiale të standardeve bashkëkohore, çka do mundësojë më shumë ujë dhe cilësi më të lartë shërbimi për banorët e gjithë banorëve që jetojnë përgjatë Rrugës së Zallit në Selitë.

Ky është një tjetër investim që u vjen në ndihmë banorëve të kësaj lagje, pasi më parë Bashkia e Tiranës ka përfunduar edhe rehabilitimin e gjithë infrastrukturës urbane në këtë zonë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb