KORCE
Është zhvilluar në Pogradec takimi i Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore “Për peizazhin e mbrojtur Tokësor dhe Ujor”, thirrur nga prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole.
Jole ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse marrjen e masave të nevojshme për mirëadministrimin e zonave te mbrojtura, si pasuri unikale e natyrës së bukur të qarkut, të cilat shtojnë potencialin turistik të Pogradecit e gjithë rajonit.
Jole kërkoi nga të gjitha institucionet përgjegjëse marrjen e masave të nevojshme për miradministrimin e zonave te mbrojtura, si pasuri unikale të natyrës së bukur të qarkut tonë, të cilat shtojnë potencialin turistik të Pogradecit e gjithë rajonit.
Në takim u vu theksi te domosdoshmëria për gjetjen e burimeve alternative për hartimin e Planeve të Menaxhimit për zonat e shpallura të mbrojtura dhe bashkëpunimin e ngushtë me Universitetin “Fan S. Noli”.
Ndërkohë edhe Drejtori i Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura, prezantoi punën e kësaj drejtorie mbi arritjet e realizuara dhe problematikat e konstatuara.
Pjesë e kësaj mbledhje ishte edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Daniel Pirushi.
Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore është organi mbikëqyrës për zbatimin e Planeve të Menaxhimit në Zonat e Mbrojtura, i cili synon nxitjen e zbatimit të modeleve të qëndrueshme të zhvillimit ekologjik në zonat e mbrojtura dhe parqet kombëtare, ruajtjen e ekosistemit e diversitetit biologjik, si dhe reduktimin e presionit jo të qëndrueshëm apo abuziv mbi burimet natyrore.