Në provën gjenerale për sfidën e mesjavës ndaj Atletikos së Madridit, Juventusi fitoi pastër në shtëpi ndaj Udinezes, me shifrat e thella 4-1.

Alegri kishte zgjedhur të bënte rotacion në formacion, me shumicën e titullarëve të lënë pushim. Gjithsesi, “Zonja” u duk pa mëshirë në këtë 8 mars, ku në pjesën e parë shënoi dy herë me Moise Kin, talentin e ri tek i cili shpresohet shumë në të ardhmen.

Në të dytën, shënuan edhe Emre Xhan në minutën e 67-të me penallti, dhe Matuidin vetëm katër minuta më pas. Goli i Lasanjës në minutën e 85-të shërbeu vetëm për statistika. Me këtë fitore, Juventusi shkon në 75 pikë në vendin e parë, por tashmë e ka mendjen tek takimi i kthimit ndaj Atletikos së Madridit, ku i duhet të përmbysë humbjen 2-0.

Juventus-Udineze 4-1 

GOL: Kin 11′, 39′, Xhan pen. 67′, Matuidi 71′ / Lasanja 85′

Formacionet zyrtare:

Juventus: Shezni, Kaseres, Rugani, Barzalj, Spinacola, Bentakur, Çan, Matuidi, Bernadeski, Kin, Aleks Sandro. Tr: Alegri

Udineze: Muso, Nuitink, Trost Ekonh, De Maio, Zelegar, Fofana, Sandro, Larsen, Ter Avest, Puseto, De Paul. Tr: Nikola

juventus

Panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb