Pas kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer edhe kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademi.

Përmes një postimi në Instagram, teksa ndan një foto nga Shkodra, Rama shkruan se Ademi e ka shndërruar qytetin në një stallë kuajsh.

“Bashkia Shkodër, nën kujdesin e veçantë të znj.Voltanë, e ka voltue rotondën në hyrje të qytetit në një stallë rrethore të hapur, ku kuajt ushqehen e vijnë vërdallë, në shoqërinë e qenve dhe të mercedesave?????#ZotshpëtoShkodrën”, shkruan ai.

Edi Rama

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb