Babai i Meghan Markle nuk ka fshehur krenarinë sot pas lindjes nga vajza e tij të një djali të shëndetshëm. Princi Harry njoftoi lindjen e porsalindurit të tij këtë pasdite pasi Markle  ishte më shumë se një javë me vonesë. Ish-drejtori i ndriçimit në Hollywood, Thomas Markle uroi prindërit e rinj ndërsa tha që ‘zoti duhet të bekojë këtë fëmijë”, pak pasi mbajti profil të ulët përgjatë javëve të kaluara.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai tha se shpreson që fëmijët do të shërbejnë me dinjitet dhe krenari.

“Jam shumë i lumtur që nëna dhe fëmija po ia dalin mirë”- u shpreh 74-vjeçari.

“Jam i lumtur që nipi im lindi në familjen mbretërore dhe jam i bindur që do të rritet për t’i shërbyer kurorës dhe njerëzve të Britanisë së Madhe me dinjitet dhe nderim”-shkruan ai më tutje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb