Edlira Çepani i ka dedikuar një mesazh prekës bashkëshortit të saj të ndjerë, Gerti Bogdanit, i cili u nda tragjikisht nga jeta ditën e sotme.

“Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime”, u shpreh ajo në mesazhin e saj, ndërsa shtoi se edhe pse Zoti merr pranë vetes më të mirët, për të nuk duhet të kishte ndodhur pasi ajo dhe dy fëmijët e tyre kanë nevojë për të.

“Do te te dua çdo dite të jetës derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugëtimi tim”, u shpreh ajo.

“Ti e dije qe jeta ime s’ka kuptim pa ty! Ti e dije qe nuk ishe thjesht gjysma ime me e mire, ishe jeta ime!! Ti ishe shoku im, dashuria ime, familja ime, skuadra ime! Ti e di qe une nuk jetoj dot pa ty! S’di a ta thashe ndonjehere mjaftueshem sa te adhuroj!!! Zoti merr prane vetes me te miret, por ty s’duhet te te kishte marre, se une, Ajra dhe Reinarti kemi nevoje per ty, per dashurine tende per jeten, per keshillen e drejte qe jep gjithmone, per modelin e duhur qe je gjithmone! Bota eshte nje vend i pavlere pa ty! Do te te duam perjete, bashkeshorti, babai, shoku dhe njeriu me i mire qe do jetoje ndonjehere ne kete bote! Do te te dua çdo dite te jetes derisa te takohemi serish, drita e çdo rrugetimi tim! Homazhet dhe ceremonia e lamtumirës, do bëhen ditën e nesërme dt. 19 Shtator 2024, në Sallën e Seancave Plenare të Parlamentit të Shqipërisë, nga ora 10:00 deri në 12:00 dhe varrimi do të bëhet më pas në varrezat e Sharrës”, u shpreh ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb