Ish-Presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur falënderimet e tij për personat që i kanë qëndruar pranë pas momenteve të panikut të krijuara dje në Pensilvani, pasi një 20-vjeçar hapi zjarr dhe tentoi të vriste kandidatin republikan.

Trump theksoi se vetëm “Zoti pengoi të ndodhte diçka e pamendueshme”, ndërsa shtoi se nuk do të ketë frikë dhe do të vijojë “të sfidojë ligësinë”.

Më tej ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehu sërish mesazhe mbështetjeje për të dëmtuarit e tjerë të mitingut, teksa bëri thirrje se do të vijojë turin e tij elektoral këtë javë duke takuar mbështetësit në Wisconsin.

 

Reagimi i plotë:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb