Një shqiptar, i konsideruar “Zot i drogës”, i quajtur Erald Mema, i cili u kap me sasi të madhe kokaine, do të paguajë pranë autoriteteve si dëmshpërblim vetëm 14 mijë paund.

Mediat britanike shkruajnë se Mema është dënuar në Britani me 25 vjet burg nën akuzën e trafikut të kokainës. 34-vjeçari, bashkë me bashkëpunëtorët sollën nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe sasi të mëdha droge. Ata shpërndanë lëndën narkotike në të gjithë Oxfordshire dhe më gjerë.

Dje, në një seancë gjyqësor të mbajtur ndaj Erald Memës, është kërkuar që ai të dëmshpërblejë shtetin me pak më shumë se 14 mijë paund, edhe pse fitimet nga droga e kapur mund të kenë arritur në miliarda paund.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Ai ishte një njeri që po organizonte atë që ishte pa dyshim një grup i organizuar kriminal, duke marrë kokainë në pikën e importit, duke menaxhuar shpërndarjen e tij me shumicë në Mbretërinë e Bashkuar në grupe të tjera të rëndësishme kriminale të organizuara”, shkruanin mediat për shqiptarin.

Prokurorët thanë se janë duke hetuar pasurinë e shqiptarit në Shqipëri dhe në Britani të Madhe. Gjatë gjyqit të Memës, i cili u mbajt në Oxford Croën Court në tetor u zbulua se ai kishte qenë në krye të një komploti të drogës në të gjithë vendin midis 1 qershorit 2016 dhe 2 dhjetorit 2016. Edhe pse Mema tha se ishte absolutisht i pafajshëm për akuzat, gjykatësit e dënuan atë për shpërndarje në Mbretërinë e Bashkuar të drogës të klasit A.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb