Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit në Belsh të kandidatit socialist Arif Tafani ka lëshuar nota ironie ndaj aleatëve të opozitës. Rama duke pasur parasysh Vangjel Dulen dhe Nard Ndokën, tha “Zoti Vangjeli e qirje Nardi”, kurse shtoi se data 30 qershor mbetet e pandryshuar.

“Del Zoti Vangjeli dhe qirje Nardi e thonë që të shtyhen zgjedhjet. Kjo nuk shkon. Nuk mund të bëjmë ne çfarë duan ata. Ata duan tjetër kryeministër, duan të bëjnë si të duan ata. I bie njësoj sikur ne të ishim në opozitë dhe të kërkonim gjërat që duam ne. Luli do ta mësoja. Bretkosa në Belsh ka sa të duash, qofte te daja nuk ka, kanë mbaru. E bëra këtë batutë sepse mu kujtua vjet.

I jam lutur vjet Bashës si Romeo Zhuljetës. Jo për të as për vete, por për t’i dhënë mundësi vendit që mos të kishte sherr dhe as shamata. Morën çfarë të duan. Morën edhe burgun se burgjet i donin, sepse nxirrnin njerëzit nga burgu me leje lindje, vetëm që të dilnin në fushatë. E bëmë për të mirën e Shqipërisë. Ata kanë sharë Shqipërinë për turp të tyre. Por sot nuk bëhet më kështu, sepse nuk mund të vazhdohet më të fitohet pa u zgjedhur. Data 30 qershor do jetë e zgjedhjeve”, tha Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb