TIRANE- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në nisje të mbledhjes së komitetit drejtues të LSI foli për një mision të “pamundur” që LSI-ja premton ta bëjë të mundur duke qenë në opozitë me keqqeverisjen dhe krimin e organizuar, që sipas saj, po kap policinë dhe po shtrin duart drejt drejtësisë.

“Ka pasur njerëz që zullumet e tyre ia kanë hedhur shpatullave të brishta të LSI. Kjo na ka pozicionuar në opozitë. Ne morëm një vendim shumë të drejtë për të krijuar një vizion të ri, një përqasje të re”,- tha ajo.

“Mazhoranca e pakicës po tenton të kapë çdo segment. Sfida jonë është të shkundim apatizmin politik dhe të zgjojmë vetëdijen kombëtare. LSI-ja do të jetë një opozitë që e fortë dhe konstruktive, gjithnjë në opozitë me keqqeverisjen”,- foli më tej Kryemadhi për sfidat që e presin këtë forcë politike.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: