Gruaja e parë që fiton presidencën sllovake, avokate liberale dhe ambjentaliste Zuzana Caputova, një rishtare në politikë por oratore e jashtëzakonshme.

Ajo u emërua të shtunën në Bratislavë, me premtimin për t’i shërbyer qytetarëve dhe banorëve të Sllovakisë. Ajo gjithashtu vuri theksin në luftën kundër ndryshimit klimatik.

Aktivistja kundër korrupsionit 45 vjeçe renditej relativisht larg në sondazhe disa javë para zgjedhjeve, ndërkohë që popullariteti i saj po shënonte një rritje të vrullshme.

‘’Për mua, këto zgjedhje dëshmuan se mund të fitosh pa qenë e nevojshme të sulmosh kundërshtarët’’, u shpreh presidentja e re sllovake. Ajo tha se ndryshe nga idetë konvencionale, mirësjellja në politikë nuk është një shenjë dobësie, por force.

Duke përfituar nga zhgënjimi i votuesve kundrejt koalicionit në pushtet, Caputova fitoi 58% të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve më 31 mars, përballë Sefçoviç, një komisioner europian dhe diplomat karriere i mbështetur nga partia në qeverisje.

‘’Qytetarët bëjnë thirrje për ndryshim’’, deklaroi ajo, në një intervistë për median, pas vrasjes së një gazetari investigativ i cili po hetonte në një rast korrupsioni në nivelet e larta, që zhyti vendin në një krizë të paprecedentë politike.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: