Ndërsa PD, reagoi pas dorëheqjes së zv/kancelarit austriak Heinz Christian Strache duke bërë ndryshimin mes kreut të qeverisë austriake dhe kryeministri Edi Rama lidhur me përgjimet, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Taulant Balla, ka një tjetër krahasim për rastin. Përmes  një postimi në twitter, Balla shkruan se Strache dha dorëheqjen pas pamjeve ku shaqej menjë mbështetës rus në këmbim të mbështetjes politike, ndërsa Lulzim Basha përfitoi mbi 1 mln $ nga një kompani ruse dhe është nën hetim.

“Strache dha dorëheqjen pas videos ku shfaqej me një mbështetës rus në këmbim të mbështetjes politike.Kreu i PD-së në Shqipëri, Basha, përfitoi mbi 1M ? nga një kompani ruse për të rritur Partinë e krahut të djathtë. Basha është nën hetim në SHBA, Britani dhe Shqipëri.” Shkruan Balla në twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb