TIRANË

Ish-deputeti i PD-së, Gent Strazimiri ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me dorëheqjen e zv/kancelarit austriak, ndërsa heq një paralele me situatën ku ndodhet vendi aktualiasht. Strazimiri shkruan se kancelari austriak Kurtz ndryshe nga Rama, pergjimet nuk i quan llafe pa vlere, por prova!


“Sipas mediave gjermane, Zëvendës Kancelari Strache, ka komunikuar me disa biznesmenë në Ibiza në 2017, duke premtuar tendera në këmbim të mbështetjes në fushatë elektorale…
Biznesmenët (jo trafikantë droge) i janë ofruar ta ndihmojnë përmes blerjes së gazetës “Kurier” (jo me çantë me pare)!


Sapo lajmi është marrë vesh zëvendës Kancelari Strache ka dhënë dorëheqjen nga qeveria po e po, por edhe nga drejtimi i partisë!


Kancelari Kurz, “çuditërisht” nuk tha “që nuk është provë”, as “të shohim si do vendosë drejtësia”, as “është i pafajshëm derisa të dënohet”…”

JO!
Pritet të dalë dhe të shpallë zgjedhje të parakohëshme, megjithëse nuk rezulton që premtimet e Strache ndaj biznesmenëve në fjalë, të jenë vënë në jetë gjatë këtyre 2 viteve në pushtet…” -shkruan ndër të tjera Strazimiri.

Postimi i Plotë:

Austria në krizë qeveritare!
Sipas mediave gjermane, Zëvendës Kancelari Strache, ka komunikuar me disa biznesmenë në Ibiza në 2017, duke premtuar tendera në këmbim të mbështetjes në fushatë elektorale…
Biznesmenët (jo trafikantë droge) i janë ofruar ta ndihmojnë përmes blerjes së gazetës “Kurier” (jo me çantë me pare)!
Sapo lajmi është marrë vesh zëvendës Kancelari Strache ka dhënë dorëheqjen nga qeveria po e po, por edhe nga drejtimi i partisë!
Kancelari Kurz, “çuditërisht” nuk tha “që nuk është provë”, as “të shohim si do vendosë drejtësia”, as “është i pafajshëm derisa të dënohet”…
JO!
Pritet të dalë dhe të shpallë zgjedhje të parakohëshme, megjithëse nuk rezulton që premtimet e Strache ndaj biznesmenëve në fjalë, të jenë vënë në jetë gjatë këtyre 2 viteve në pushtet…
Komentet dhe analizat, thonë se imazhi i shtetit dhe vetë procesit elektoral, është dëmtuar rëndë vetëm dhe thjesht për faktin se një politikan i lartë është përfshirë në një bisedë që nuk duhej të kishte ndodhur, në një vend ku nuk duhej të ishte kurrësesi, në një moment kur po përgatiste premtimet për popullin austriak!
Austriakët nuk do të kenë nevojë të dalin në rrugë kundër Sebastian Kurz e as t’i kërkojnë opozitës të dorëzojë mandatet e të bashkohet me ta!!!
As amabsadorët e akredituar në Vjenë nuk do të prononcohen në asnjë rast sepse personat e përfshirë, pavarësisht se në ç’rrethana, janë larguar duke kërkuar falje, brenda pak minutash nga dalja e lajmit!
Kjo, jo sepse janë “burra të mirë”, e as “çuna me sedër”!!!
JO!
Në Austri drejton LIGJI, jo Kryeministri!
Në Austri sistemi është DEMOKRATIK, e jo një shëmtirë që e paketojnë që t’i ngjasojë!!!!
KAQ!

(BalkanWeb)