TIRANË

Në fund të seancës së djeshme parlamentare, zëvendës/kryeministri Erjon Braçe, duke folur për gratë deputete, të intimiduara nga protestuesit, jep përgjigje arrogante, intimiduese, dhe tallëse për një gazetare grua, që si gjithë kolegët ka qëndruar për orë të tera mes gazit lotsjellës dhe gurëve të protestës.

Për të shmangur pyetjet e gazetares së News24 Klodiana Lala, Braçe i dha një përgjigje fyese duke i thënë se e ka mendjen tek ish-kryeprokurori Adriatik Llalla. Gazetarja i kerkoi shpjegime për deklaratën e tij, por Braçe përshkallezoi qendrimin arrogant, duke iu kërkuar truprojave ta largonin. Sjellja e tij bëhet edhe më e rëndë, pasi gazetarja ishte duke bërë punën e saj.

News24 denoncon këtë qasje që një zyrtar i lartë i shtetit demonstron para gazetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb