Zëvendës kryeministri njëherazi ministri i Brendshëm italian Matteo Salvini ka pësuar një aksident. Por megjithatë ministri i përfolur i Italisë e ka marrë me sportivitet dhe është shfaqur i qeshur në rrjetet sociale.

Ai ka postuar një foto ku tregon kyçin e djathtë të dorës dhe bën shaka me atë që i ka ndodhur.

“Frakturë në kyçin e djathtë…Është nëj demonstrim që në moshën time të bësh sport (në rastin tim të vraposh në darkë nën shi, duke rrezikuar të rrëshkasësh si një budalla) mund të jetë shuuumë e rrezikshme”, shkruan Salvini në “Facebook”.

Salvini
Salvini

Megjithatë numri dy i qeverisë italiane, që është shprehur me forcë kundër emigrantëve dhe politikave të BE-së për emigrantët duket se ia ka hedhur paq.

Që pas marrjes së detyrës, ai është bërë shpesh protagonist i kronikave për shkak të deklaratave të forta, madje dhe kundrejt shqiptarëve.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb