TIRANE- Zv.kryeministrja teknike nga radhët e PD, Ledina Mandija e ftuar në studion e lajmeve në News 24 ka folur për incidentet e ndodhura në disa qytete, duke shtuar se do të merren masa për të gjithë personat e përfshirë.

Duke folur për një koordinim të mirë mes institucioneve, Mandija ka folur edhe për disa raste të proceduara e të kallëzuara në Prokurori për shitblerje votash.

“Është e vërtetë që janë evidentuar grupe të caktuara që lëvizin me makina pa targa edhe me armatime brenda, të përfshirë në shitblerjen e votës”,- tha Mandija.

Ajo përmendi se raste të tilla ka pasur në qytete si: Delvina, Lezha, Lushnja, Velipoja apo vetë Shkodra.

“Në orën 17:00 do kemi një mbledhje ku do të ketë raportime për incidentet nga policia”,- sqaroi ajo ndër të tjera.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb