Zëvendëskryetari i EPP, Joseph O’Reilly i bën thirrje opozitës të kthehet në Kuvend. Ka qenë deputeti i PS Ervin Bushati që ka postuar thirrjen e O’Reillyt.

Sipas tij, Senator OReilly u shpreh se është tejet optimist për të ardhmen e Shqipërisë në BE, madje ai shtoi se kjo eshte vetem ceshtje kohe.

POSTIMI I BUSHATIT
KËSHILLI EUROPËS: “Pershendesim dhe Duartrokrasim Progresin e Shpejtë të Shqiperisë në Rrugën drejt BE. Opozita te punoje Brenda Sistemit; Opozita Duhet të kthehet në Kuvend”

Komiteti i Monitorimit, Sot në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës: Raporteri për Shqipërinë Senator Irlandezi, njëkohësisht dhe zv.kryetar i EPP, Partive të Djathta ne KiE, Z. Joseph O’Reilly, përgëzoi Reformat si investim për avancimin ne integrimin tonë Europian.

Ai kërkoi nga simotra e tij e djathtë: Opozita duhet të hyjë sa më parë në Kuvend.
Shqipëria në BE është çështje Kohe!

Senator OReilly u shpreh se është tejet optimist për të ardhmen e Shqipërisë në BE, madje ai shtoi se kjo eshte vetem ceshtje kohe. Realizimi me sukses i reformave te ndermarra, si Garantimi i te drejtave te njeriut, Reforma Zgjedhore me testim per votimin elektronik, si dhe votimin e Emigranteve, Transparenca ne financimet publike, Reforma ne Drejtesi etj. jane hapat konkrete qe na afrojne me BE.
Me pas kreu i delegacionit shqiptar ne Asamblene Parlamentare te KiE, Z. Ervin Bushati pasi falenderoi pjesemarresit per ndihmen dhe suportin e vazhdueshem ndaj Shqiperise, vijoi me një argumentim të aspiratave tona Europiane dhe Reformave që ndermarrim si mazhorancë e fokuasuar te Integrimi Europian i atdheut.

Z Bushati tregoi se ngritja dhe ruajtja e nje sistemi politik te bazuar te Demokracia dhe Shteti i se Drejtes eshte nje nga angazhimet me te medha te qeverise shqiptare, qe konkretizohen me Reformen ne Drejtesi, e cili po finalizohet dita-dites, procesin e vetingut, ngritjen e KLP vetem diten e djeshme, si dhe ngritjen e KLGJ dhe SPAK.
Gjithashtu, nje hap teper pozitiv eshte edhe Reforma Zgjedhore, per te cilen eshte prezantuar drafti i pare ne Parlament.

Z. Piero Fasino, perfasues i Parliamenti të Italisë dhe ish Minister i Drejtesise: u shpreh se te gjithe bashke dhe KiE duhet te gjejnë mekaniznat për monitoruar proceset paszgjedhore per te bindur cdo Opozite te operoje brenda sistemit, te njohe procesi dhe te futet ne Kuvend. Cdo Opozite jashte Kuvendit vetem sa e minon dhe dobeson Demokracine si institucion.

Me tej, Z Stefan Schennach, Parliamenti Austriak: Zbatimi me sukses i Reformes Zgjedhore, dhe per me teper perfshirja e Diaspores ne votime do te ndihmoje demokracine edhe sistemin social ne Shqiperi.
FATKEQËSISHT: Opozita Shqiptare bojkoton edhe Keshillin e Europës, kur në diskutimet e Komitetit te Monitorimit mungojne per here te 3 – pikerisht kur diskutohet Raporti per Shqiperinë.

Asnje perfaqsues i PD apo LSI nuk paraqitet kur vjen puna per te avancuar Rrugen e Shqipërise drejt Europes.
Natyrisht, Komiteti i Monitorimit vendose qe mos prese me Opoziten shqiptare dhe ta mbylle diskutimin per Shqiperine brenda ketij viti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb